TIRANE- Dy ish-zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve, Aksel Qorduka dhe Alben Alite po dëshmojnë sot tek Krimet e Rënda lidhur me skandalin e rrugës Tirane-Elbasan.

Ish-zyrtarët e arrestuar pak ditë më parë akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet. ‘BalkanWeb’ mëson se ish-drejtori Dashamir Xhika do të pyetet ne një moment tjetër, brenda 5 ditësh pas masës së sigurisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi procesin ndaj ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij. Xhika akuzohet se ka shkelur ligjin duke shmangur Bordin e Autoritetit Rrugor për ndryshimin e një kontrate të firmosur në vitin 2011.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb’ se Xhika dyshohet po ashtu se ka kërkuar fonde shtesë pa bërë një studim për rrugën Tiranë-Elbasan. Nga provat e deritanishme thuhet se Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka gjatë kohës që ushtronin ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën dhe në bashkëpunim kanë bërë korrupsion pasiv.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb