BULLGARI- Sondazhet e para sugjerojnë se ish-kryeministri Boyko Borisov nga partia e djathtë ‘Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë’, ka fituar zgjedhjet në Bullgari. Rezultatet zyrtare pritet të publikohen ditën e sotme por lideri i Partisë Socialiste Kornelia Ninova tashmë ka pranuar humbjen. Zgjedhjet e kësaj të diele janë të tretat në 4 vjet. 57 vjeçari Borisov, dha dorëheqjen si Kryeministër pasi partia e tij në nëntorin e vitit të kaluar humbi zgjedhjet presidenciale.
(i.ç/BalkanWeb)