TIRANE- Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka uruar sot të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e PS-së, e cila sot mbush 24-vjeç.

Për këtë përvjetor mësohet se nuk ka asnjë ceremoni të parashikuar, pasi festa është planifikuar të shtyhet pas zgjedhjeve. Ky është i dyti vit që festa për ditëlindje e PS shtyhet për pas zgjedhjeve.

Në mesazhin e tij, Rama shkruan: “U uroj nga zemra te gjithe socialisteve gezuar ditelindjen e Partise Socialiste te Shqiperise, forces me te madhe politike te atdheut tone, e cila sot udheheq perpjekjen historike per te bere shtetin modern dhe europian te shqiptareve; partise qe ne gjithe rrugetimin e saj ka ditur te jete mbrojtes i denje i interesit kombetar dhe misherim i demokratizimit shoqeror; bashkesise politike te plot fitoreve e arritjeve per Shqiperine dhe te ringritjes se guximshme e te suksesshme pas deshtimit, ne nje rrugetim tanime te gjate thuajse çerek shekulli”, shkruan Rama në profiling e tij në “Facebook”.

“Respekt për ata qe e krijuan dhe drejtuan ne te gjitha nivelet Partine Socialiste te Shqiperise gjate ketyre viteve te jashtezakonshme per vendin e per shoqerine tone; mirenjohje per te gjithe ata qe me perkatesine e tyre shpirterore e politike ne kete familje te madhe e rriten dhe fuqizuan Partine Socialiste si fuqine e padiskutueshme te ndryshimit; faleminderit kujtdo qe e votoi qofte edhe nje here te vetme PS ne tere keto vite dhe investoi tek kjo force e madhe e ndryshimit besimin tek Shqiperia!
Le ta festojme kete ditelindje me nje fitore domethenese ne 21 qershor! Per Partine Socialiste dhe si gjithmone per Shqiperine qe duam”, shkruan Rama.

Urime për ditelindjen e PS-së ka bërë edhe ish-Kryeministri dhe deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili ka postuar një foto me një elefant ku shkruan se, “Sot 12 qershor ditelindja e Partise Socialiste. “Rilindi” mbi trupin e Partise se Punes dhe idealeve me te mira te Luftes Nacional Clirimtare nje organizem politik qe do te shkruante historine e Shqiperise ne menyren e vet me vlera dhe gabime, me eksperienca dhe korrigjime”.

“Sa emocione dhe kujtime qe te “peshperisin” ne vesh ne kete dite qe ndau te kaluaren nga e ardhmja per te Majten shqiptare. Faleminderit miq, vellezer dhe motra qe dhate me te miren ne Historine e Partise Socialiste. Gezuar dhe ju uroj me te miren per te ardhmen e perbashket”, thekson Majko.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: