TIRANE– Avokati Spartak Ngjela ka thënë se gjykatat janë të politizuara dhe të korruptuara. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ngjela tha se ka një marrëveshje të heshtur mes politikës dhe gjyqësorit për të mbrojtur njëra-tjetrën.

“Reforma në drejtësi ka lidhje me goditjen e korrupsionit. Pushteti gjyqësor është i korruptuar dhe i paguximshëm. Është bërë një presion i madh me çështjen e tjetërsimit të pronave në Lezhë. Reforma në gjyqësor do ketë rregulla më të forta dhe gjyqtarët nuk do lihen rrugës. Krimi ‘u forcua’ nga politika dhe mungesa e gjyqësorit. Këtu ka korrupsion kryeministror dhe korrupsion të pushtetit vendor.

Arrestimet në Lezhë janë shenjë e mirë, por ndaj të arrestuarve nuk duhet të jepej masa ‘arrest shtëpie’, se kjo masë nënkupton se i akuzuari mund të largohet. Gjykata në këto momente është e politizuar dhe i thotë politikës, mbahu që të të mbaj. Kjo është marrëveshja e heshtur mendoj unë”- tha Ngjela.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: