Nuk ka të ndalur vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të mbahen çdo ditë në orën 18:00. Sot zhvillohet protesta e 8 radhazi.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që po përdoret për të ftuar qytetarët që t’u bashkohen tubimeve të përditshme.

 

Protesta Slogani
Protesta Slogani

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: