GJERMANI-Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka shfaqur dyshime nëse samiti katër palësh për paqen në Ukrainë, do të mbahet më 11 shkurt në MInsk ashtu siç është caktuar.

Steinmeier tha sot në Bruksel se ende ka shumë punë për tu bërë dhe shumë çështje janë të hapuar para takimit të liderëve të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, para votimit të sanksioneve të reja që kanë në cak rusët dhe ukrainasit pro-rusë për rolin e tyre në konflikt, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel nuk janë dakorduar që forcat ukrainase të sigurisë të furnizohen me armë.

Kjo çështje pritet të jetë në qendër të takimit në Uashington në mes të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit Barak Obama.

Se është caktuar mbajtja e takimit më 11 shkurt në Misnk, e ka thënë Gjermania dje, dhe atë pas një bisede telefonike të zhvilluar në mes të kancelares Merkel, presidentit francez,Francois Hollande, atij rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb