Arsenali është befasuar nga Stoke City pasi u mund me një gol të blerjes së re, Jese Rodriguez në Premier League. Pjesa e parë i takoi Arsenalit, por u mbizotërua me pak raste konkrete dhe të rrezikshme nga të dy anët.

Golin e vetëm në takim e shënoi Jese në minutën e 47-të pas asistit nga Sadio Berahino. Ishte Berahino ai i cili në minutën e 61-të rrezikoi portën e Petr Cech. Pas kësaj humbje Arsenali renditet në vendin e 11-të me tre pikë, kurse Stoke në vendin e 13-të me tre pikë.

Vlen të theksohet e nga minuta e parë për londinezët luajtën Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. Edhe Xherdan Shaqiri ishte titullar për vendasit, po ky i fundit u largua në minutën e 25-të për shkak të lëndimit.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=uEIqgzEMHpQ

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb