Rusia e ka kritikuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila i referohet Kinës dhe Rusisë, si rivalë të Uashingtonit, që synojnë shkatërrimin e fuqisë dhe interesave të Shteteve të Bashkuara.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin tha sot se strategjia e re ka karakter perandorak dhe ka akuzuar Uashingtonin se synon një “botë njëpolare”.

Rusia “nuk mund ta pranojë se trajtohet si kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara” u tha Peskov gazetarëve në Moskë, raporton REL.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: