Prindërit mundohen të ushqejnë fëmijët në mënyrat më të mira duke zgjedhur kështu produktet më të pasura me vitamina, mirëpo nganjëherë ata duke u munduar ta arrijnë këtë e bëjnë të kundërtën duke i rrezikuar fëmijët nga sëmundjet psikike.

Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh, në krye me Amal Alachkar, thuhet se duke i ushqyer fëmijët me produkte që përmbajnë shumë aminoacide si peshku, frutat e thata, drithërat dhe produktet e bulmetit, rrisin mundësinë që të preken nga  skizofrenia, çregullim psikik.

Me anë të këtij studimi shkencëtarët shpresojnë se ky zbulim do të shërbejë për prodhimin e ilaçeve të reja kundër çrregullimeve psikike. Sipas autorit kryesor të studimit, Amal Alachkar, nga Universiteti i Kalifornisë, studimi provon thënien, “jemi ajo çfarë nënat tona kanë ngrënë”.

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”. Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta.

Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb