Me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, u sulmua me thikë nga një person me kapuç, është shqetësuar i gjithë opinioni sportive dhe jo vetëm. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare klubi i Partizanit, i ka shprehur mbështetje trajnerit të shkodranëve, duke e cilësuar aktin si të paprecedent.

“Klubi i Futbollit Partizani nëpërmjet kësaj deklarate shpreh mbështetjen ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Trainerit Ernest Gjoka, i cili është sulmuar sot fizikisht në përfundim të seancës stërvitore.

Klubi Partizani e konsideron këtë ngjarje një akt të paprecedent që i ndodh trajnerit, kolegut dhe njeriut, i cili në misionin e tij si profesionist në botën e futbollit është i detyruar të përballet dhe me kërcënime të kësaj natyre deri në rrezik për jetën.

Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i përkasin aspak futbollit lojës më të dashur, veçanërisht kur prekin trajnerët, njerëzit të cilët ushtrojnë pasionin dhe misionin e tyre trajnimin në futboll”, shkruan Partizani.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/sulmi-me-thike-ndaj-trajnerit-gjoka-reagon-edhe-klubi-i-partizanit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb