TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratat e ish ministrit Saimir Tahiri gjatë ditës së sotme kur tha jashtë ambienteve të Kuvendit se: “Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Kjo deklaratë është interpretuar si kërcënim dhe shantazh ndaj Ramës, por i pyetur në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kryeministri tha se kjo e bën për të qeshur, pasi sipas tij Tahiri nuk është njeriu qe përdor të tilla metoda kërcënimi.

Për batutën s’kam koment që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time, ndodh shpesh, s’është problem. Ai nuk është pjese e grupit parlamentar te PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron, ajo që mund të them unë është që një pjesë e atyre që komentojnë jetën tonë politike duan të bindin të tjerët atë që besojnë vetë lidhur me mua, si funksionoj unë, është një gjë që mua më bën për të qeshur që Saimir Tahiri më bën mua presion, është thjesht dhe vetëm për të qeshur.

S’besoj se ka në këtë histori lidhje fjala presion me mua personalisht, me ne, dhe me vetë atë. Unë e di mirë se si funksionon, s’është absolutisht njeriu që përdor metoda të cilat ata që i përdorin i komentojnë, Saliu e bën, e mendon, ka pasur në jetën e vet mesazhe të koduara. Për mua jo se unë e kam idenë se kush janë burrat dhe birat në këtë rast.

Po flasim për gjithë atë propagandë dhe shtrembërim që i bëhet gjithë këtij rasti, unë s’jam avokati i Tahirit, s’është puna ime ta bëj, sa i takon mua më vjen për të qeshur”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: