Të arrestohesh dy herë gabimisht, në Bari të Italisë dhe në Greqi. Kjo është historia që i ka ndodhur 22-vjeçarit shqiptar, Klevis Bregu, i cili kishte shkuar të vizitonte në Itali pak ditë më parë në burgun e Puglia, babain e tij, i cili vuante dënimin për trafik droge.

I riu është ndaluar nga policia në portin e Barit, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Breshias në 2016-ën nën akuzën e trafikut të drogës. Urdhër-arresti nuk ishte më i vlefshëm , pasi kishte humbur efektivitetin sepse gjykata e Breshias nuk e kishte juridiksion në atë kohë dhe e kishte dërguar çështjen në Gjykatën e Brindisit e cila, nuk kishte lëshuar masë të re arresti.

‘Baritoday’ shkruan se i riu përfundoi dy ditë në burg, ndërsa ‘zhdukja’ e tij alarmoi familjen e tij, e cila me anë të avokatit të babait të tyre, mësuan se Klevisi ishte arrestuar. Pasi fitoi lirinë, 22-vjeçari mori tragetin për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa duket se të këqijat për të nuk kishin fund, pasi arrestohet për herë të dytë, kësaj radhe në Igumenicë të Greqisë. Kësaj here ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arresti europian për trafik droge, por që nuk ishte e vlefshme. Pasi bëri edhe dy ditë burg në shtetin helen, i riu shqiptar u la i lirë dhe më pas mbërriti në Shqipëri./Pershtati BalkanWeb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb