Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Të futi Nano në politikë”, Rama ia kthen komentuesit: O i shkreti ti, ta ka mpirë trurin SHQUP-i

NAno-dhe-Rama

TIRANE- Nuk janë të paktat rastet kur kryeministri Edi Rama i kthen përgjigje komentuesve në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Sapo kreu i qeverisë postoi disa foto nga takimi që zhvilloi dje në Durrës, qytetarët nisën të komentonin, ku disa e përkrahnin dhe disa e akuzonin. Mes komenteve spikat ai i një komentuesi i cili thotë Ramës se në politikë e futi ish-kryeministri dhe themeluesi i PS-së, Fatos Nano. Fill pas kësaj e menjëhershme ka qenë dhe kundërpërgjigja e Ramës.
Edi Komente
“O i shkreti ti i shkreti ti, i shkreti ti qe ta paska mpire trurin krejt Shqupi e ta paska futur koken ne Cader! Shko ne shkolle cun se je ne kohe dhe lexo te behesh i zoti vetes, se pasuria eshte dije dhe dijen s’ta fal zoti, zoti te fal trurin qe ta mbushesh me dije! Dhe merr shembullin e prinderve mos i tradheto prinderit qe te kane rritur me sakrifica, po respektoji duke folur me edukate se edukata te duhet per vete jo per mua o cun.”, shkruan Rama në komentin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.