Për ta bërë këtë testim, së pari gruaja shtatzënë duhet të hedhë dy lugë gjelle sodë buke në një gotë.

Pastaj, duhet të shtoni pak nga urina juaj tek gota me sodën e bukës dhe pasi ta keni përzier sodën e bukës me urinë, duhet të prisni dhe të shihni se çfarë ndodh me këtë kombinim, shkruan Telegrafi.

Nëse përzierja gazon, atëherë është djalë, ndërsa nëse nuk ka ndonjë reagim, atëherë është vajzë.

Sa i saktë është ky test?

Testi konsiderohet se mund të zbulojë gjininë e bebes, pasi gjinia e bebes bën disa ndryshime në hormonet e trupit të gruas, gjë që ndikon në përmbajtjen e acidit në urinë.

Saktësia e testit është testuar në 31 individë dhe në 22 raste testi ka qenë i saktë.

Edhe pse testi nuk është 100 për qind i saktë, prapë mbetet mënyrë interesante për të identifikuar gjininë e foshnjës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: