Një pjese e ndeshjeve të kampionatit te Spanjës mund te ndryshojnë orar këtë fundjave për arsye te temperaturave tepër te larta, beri te ditur presidenti i Ligës Spanjolle (LaLiga), Javier Tebas, sipas te cilit, gjyqtaret mund t’u krijojnë mundësi lojtareve te hidratohen. “Me 36, 37, 38, 39 grade nuk mund te luhet futboll. Për këtë arsye, mund te ndryshojnë edhe oraret”, theksoi drejtuesi i La Liga për radion spanjolle Cadena Cope te mërkurën paradite.

Atletico Madrid duhet të luajë në fushën e Celta Vigo të shtunën ne mesdite (ora 13.00), ndërsa Real Madrid do të presë Osasuna të shtunën pasdite (ora 16.00). FC Barcelona, nga ana e saj, do të prese Alaves në orën 20:30. Tebas tha se ky problem ka qenë shqetësues për instancat e futbollit spanjoll që nga nisja e sezonit te ri në fund të gushtit. “Problemi i temperaturave ka qenë shqetësues ne dy javët e para te kampionatit. Real Madrid luajti ndeshjet e vet ndaj Celta Vigo (2-1) në temperaturën 32 grade”, tha ai.

Gjyqtaret janë sensibilizuar për këtë problem, theksoi Tebas. “Ne e kemi diskutuar me komitetin teknik te gjyqtareve qe lojtaret te jene te qete, pasi do te hidratohen gjate ndeshjes”, tha ai. Sipas agjencisë meteorologjike spanjolle (AEMET), Spanja po njeh prej shume ditësh qe te nxehte “historik” për një muaj si shtatori qe nga nisja e aktivitetit te agjencisë ne 1975.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb