FIRENCE- Orkestra e Maggio Fiorentinos regjistron albumi ‘Il mio canto’ të tenorit shqiptar Saimir Pirgu, një album të cilin e ka cilësuar ndërsa realizohej si punë për diçka veçmas speciale.

Tenori Pirgu tregon: “Është një nga orkestrat më të mira në Itali, me muzikantë të jashtëzakonshëm dhe unë mendova, kush mund ta drejtonte më mirë këtë orkestër se sa Speranza Scappuçi. Ajo njeh mirë zërin tim dhe mënyrën se si do doja ta bënim albumin tim, ndaj ja ku u bëmë bashkë”.

Këtë fundjavë tenori interpreton Alfredon në Operën Mbretërore të Londrës ku këtë 16 janar është premiera e ‘Traviata’-s, e pas një ndalese në Paris, tenori do të vijë në Tiranë. Saimir Pirgu ka konfirmuar se më 5 Mars, do të jetë në skenën e Tiranës, me koncertin që mban titullin e albimit ‘Il Mio Canto’.

Një album ky i cili bën bashkë ariet më të bukura të repertorit botëror dhe kjo s’mund të mos jetë rastësi.

“Këto janë ariet më të bukura dhe unë dua t’i tregoj të gjithëve se si i këndoj. Të gjithë më pyesin pse ke zgjedhur pikërisht ariet më të famshme të repertorit botëror si pjesë të albumit tënd, kur çdo tenor tjetër që ka një album i ka interpretuar ato. Dhe unë mendoj se pikërisht kjo është arsyeja, që është momenti i duhur ta tregoj edhe unë këtë pjesë timen”- thotë tenori Saimir Pirgu.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: