PRISHTINE- Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh Ministri për Punë të Jashtme në Kosovë, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në “Facebook” njoftoi se gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka marrë mbështetje të plotë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Thaçi dhe Erdogan kanë biseduar po ashtu edhe për raportet ndërshtetërore midis Kosovës dhe Turqisë, si dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të dy shteteve, ndërkaq ka thënë se fushata e tij vazhdon në Paris.

“Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdogan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tashmë po nisem për në Paris”, njofton Thaçi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb