Një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Edi Rama vijon të bëjë apel për ndërgjegjësim në lidhje me ndotjen e vendit.

Ditën e sotme në një status në Facebook, ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj historie.

“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: