TURQI- Erdogan do të jetë i pari president turk në detyrë që do të vizitojë Greqinë fqinje. Vizita, e para e këtij lloji pas 65 vjetësh, është e një rëndësie të veçantë dhe do të sjellë rezultate domethënëse. Këto kanë qënë fjalët e zv.kryeministrit turk Hakan Cavosoglu, i cili tha se udhëtimi është parashikuar ditët e ardhshme pa specifikuar datën e saktë.

Vizita historike duhet të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë vuajtur gjithnjë prej problemeve gjeopolitike. udhëtimi i Erdogan do të shërbejë edhe si promovues i takimit mbi bashkëpunimin bilateral që do të mbahet në Selanik në muajin Shkurt.

Kreu i fundit i shtetit turk që ka shkelur në tokë greke ka qenë Celal Bayar në vitin 1952.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb