TIRANE- Rreth orës 02:45 të së shtunës një pikë bastesh është qëlluar me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi”, ndërsa në drejtim të lokalit “Euro-Lloto” kanë qëlluar me armë zjarri persona ende të paidentifikuar nga policia.

Paraprakisht thuhet që s’ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb