Ndeshja e Shqipërisë dhe e Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror, ‘Rusi 2018’, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe. Serbët kanë shfaqur lumturinë e tyre dhe nuk kanë munguar titujt  provokativë ndaj humbjeve të Kosovës dhe Shqipërisë ku kanë “thumbuar” nga larg si Kombëtaren shqiptare dhe atë të Kosovës. Kujtojmë që Kosova pësoi humbje me rezultat 1-2 nga Islanda ndërsa Italia fitoi kundër Shqipërisë më rezultat 2-0.

Disa nga titujt:

“Islanda fitoi ndaj të ashtuquajturës Kosovë” – shkruan “Kurir”.

“Shqiptarët ranë në Itali” – është titulli i “Kurir” për Shqipërinë.

Image

Titulli i “Blic” është më i thjeshtë: “Islanda festoi ndaj Kosovës”, ndërsa për humbjen e Shqipërisë është “Gëzohen italianët”.

Kurse lajmin për hedhjen e fishekzjarrëve në stadium, “Kurir” e ka raportuar me titullin: “HULIGANËT SHQIPTARË KRIJOJNË KAOS: Nga bombat me tym është ndërprerë ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”.

Edhe titulli i “B92” është më i zakonshëm: “Humbje e Kosovës në Shkodër”.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb