TIRANË- Tom Doshi dhe Mark Frroku janë përballur disa herë në prokurori pasi Doshi deklaroi se ishte pikërisht Frroku ai që mësoi planin për eliminimin e tij nga Durim Bami, ndërsa sot përballjen e radhës e kanë pasur në gjykatën e Tiranës, aty ku deputeti i Shkodrës ka dëshmuar në favor të Frrokut.

Por gjatë seancës deputeti Doshi është kapur me prokurorin e çështjes, i cili ka bërë një lapsus duke e quajtur të pandehur.

Doshi-prokurorit:
Ju pëlqen shumë të më thërrisni ‘i pandehur’

Prokurori: Ju kërkoj ndjesë, është lapsusi im

Më tej, Doshi ka deklaruar se do të jetë deputet edhe në zgjedhjet e 2017-ës, pa saktësuar se me cilën forcë politike do garojë.

Krahas akuzave për vrasje, fshehje të të ardhurave, mbi ish-deputetin kristiandemokrat rëndon edhe akuza e ndërtimit të paligjshëm, për të cilën deputeti Doshi deklaroi t’i ketë shitur një hotel, mbi të cilin Frroku nuk ka bërë asnjë shtesë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb