Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomorri, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të ndodhura dje në fushën e Kukësit ku verilindorët u shpallën kampion pasi mundën Skënderbeun 2-0.

Tomorri e quajti një turp për të gjithë ata që e dërguan kampionatin në këtë farë mënyrë dhe e gjithë ngjarja vërtetoi pretendimet që klubi i Partizanit kishte ngritur përgjatë gjithë sezonit.
demi-genc-tomori-470x313
Për Tomorin, as në 1997-n nuk është zhvilluar një futboll i tillë si dje në Kukës, ndaj turpi rëndon për të gjithë, nga i pari deri tek i fundit. “Ky është turp. Sikur 40 kupa të na japin kështu, nuk ia vlen. Ky është turp i të gjithëve, nga i pari deri tek i fundit. Kjo ndeshje vërteton më së miri ato që kemi thënë si klub gjatë gjithë vitit.

Prej kohësh kemi deklaruar se do të ndodhte një gjë e tillë dhe besoj se sot (dje) u vërtetua më së miri në ndeshjen që u zhvillua në Kukës. Nuk jemi pishman për ato që kemi folur dhe besoj se të gjithë na japin të drejtë tani. Turp, turp të marrësh një kupë në këtë mënyrë.

Edhe në vitin e mbrapshtë për Shqipërinë, në 1997- n, ku armët ishin sheshit, nuk ka ndodhur një gjë e tillë si tani. Presidentët vijojnë e hedhin para duke investuar, por gara ishte një turp për futbollin tonë. Ky turp rëndon mbi të gjithë ata që e dërguan kampionatin në këtë farë mënyre.
Genc-Tomori-Partizani-470x313
Ky ishte ‘fair play’ i futbollit shqiptar që reklamohet fuqishëm në mediat tona”, u shpreh drejtori i të kuqve. Partizani nuk ka asnjë motiv në ndeshjen e sotme me Korabin dhe në fund ndaj Skënderbeut.

Pyetjes se çfarë do të ndodhë me Partizanin në takimin e sotëm me Korabin, Genc Tomori u shpreh: “Kur jemi ne drejtuesit kaq të irrituar, mendo se si ndihen futbollistët tanë që sakrifikojnë në fushë. Ndaj Korabit është e njëjta gjë, si të luash dhe të mos luash”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb