Linda Rei është ndoshta transgjinorja më e famshme shqiptare, e cila ka folur hapur për ndryshimin e gjinisë së saj.

Ndërkohë që pak javë më parë, Rei deklaroi se kishte gjetur dashurinë. Prej disa muajsh ajo ishte në një lidhje me djalin e një biznesmeni në Zvicër e bashkë ishin njohur në hotelin luksoz të atij, ku Rei po pushonte me miken e saj.

Por, duket se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel.  Sot Linda ka postuar një video të shkurtër të unazës së çmuar që ka marrë nga djali i biznesmenit kur ai i ka propozuar. ‘Zyrtarisht e fejuar,’- shkruan në Instagram Linda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb