Destinacioni numër një për vitin 2018 është Shqipëria, shkruan faqja e specializuar për turizmin travelingtoptens, pasi rendit edhe nëntë vende të tjera në klasifikimin e saj.

”Në kryeqytetin e vendit, në Tiranë mund të shkohet nga Prizreni dhe Prishtina me një udhëtim tepër të rekomanduar me autobus. Rruga e autobusit gjarpëron përmes disa prej pamjeve dhe peisazheve më të bukura malorë të Europës. Media perëndimore e ka përshkruar me emër jo të mirë Shqipërinë, por ata që janë gati ta vizitojnë do të gjejnë një vend vërtet të mrekullueshëm”, shkruan travelingtoptens.

”Kur të vizitoni kryeqytetin, do të shikoni që Tirana është qytet magjepsës dhe miqësor, por ato që tërheqin më shumë në Shqipëri gjenden në peizazhin e saj malor të veriut, plazhet e mrekullueshëm, numrin e madh të qyteteve dhe kështjellave të lashta”, shton ajo.

”Nëse jeni adhurues të plazhit, atëherë Vlora është zgjedhja e duhur. Qyteti ka shumë plazhe të bukura. Pas një dite çlodhjeje, Vlora ofron jetë të gjallë nate me shumë bare përgjatë bregdetit. Për udhëtimet gjatë ditës, mund të zgjidhni gjithçka dëshironi. Këtu gjenden një mori objektesh historike, duke filluar që me kalanë më të afërt të Kaninës e deri te amfiteatrin e lashtë të Orikut”.
jnbvcds
”Ky vend i jashtëzakonshëm ka një numër të madh objektesh historike. Më i njohuri është Apolonia, rrënojat e një qyteti të lashtë grek. Një objekt tjetër që ia vlen ta vizitosh është Kalaja e Rozafës. Ajo ka shërbyer si fortesë për perandoritë osmane, romake dhe serbe në epoka të ndryshme të historisë”, thekson faqja e specializuar për turizmin travelingtoptens.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb