Barcelona ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 derbin e Katalunjës ndaj Espanjolit duke mos hasur aspak vështirësi në takimin e zhvilluar në “Kamp Nou”.

Lionel Mesi ka treguar një formë mjaft të mirë teksa arriti të shënojë 3 gola përkatësisht në minutat 26, 35 dhe 67. Dy golat e tjerë për Barcelonën u shënuan në fund të takimit nga Pike në minutën e 87 dhe Suarez në minutën e 90.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 9 pikë të plota në 3 javët e para të La Ligës, duke u shkëputur me 4 pikë në krye nga kampionët e Realit të Madridit./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: