Fushë-Kruja është tronditur gjatë mbrëmjes nga një sasi e madhe tritoli që ka shkrumbuar totalisht makinën në oborrin e shtëpisë së shtetasit K.V 60 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në fshatin Halil, ku shtetasit të mësipërm përveëëse i kanë djegur makinën tip “Audi 80”, i kanë hedhur edhe dy granata në oborr.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar automjetin e djegur, ndërsa Specialistët Anti-Eksploziv kanë marrë dy granatat e dorës.

Informacion paraprak
Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip “Audi 80”, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.

Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb