Sezoni për Wayne Rooney nuk rrezikon të mbyllet që në këto momente, por është shume pranë. Sulmuesi i Man.United, pësojë një dëmtim në ligamentet e gjurit dhe duhet të qëndrojë larg fushave për disa muaj. Gjendja e Rooney do të kontrollohet në mënyre konstante por analizat e para parashikojnë se mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Louis van Gaal vetëm në muajin prill.

Nuk është ende e qartë nëse Rooney u dëmtua në sfidën e së shtunës kundër Sunderland por Van Gaal është i prerë në atë që deklaron: “Kemi 13-të lojtarë të dëmtuar dhe Rooney është njëri prej tyre. Nuk mund të thuhet në këto momente se për sa kohë do të qëndrojë jashtë, ka një problem në gju”. Rooney do mungojë në disa sfida të rëndësishme si derbi më City, super sfidën me Arsenal dhe disa takime në FA Cup dhe Europa League.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb