SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do që të shkurtojë shpenzimet qeveritare duke anuluar urdhrin për aeroplanë të rinj për presidentin amerikan.

“Boeing është duke ndërtuar një markë të re të Air Force One 747 për presidentët e ardhshëm, por shpenzimet janë jashtë kontrollit, mbi 4 miliardë dollarë. Urdhri do të anulohet”, ka shkruar Trump në Twitter. Qeveria ka kontratë me Boeing-un për të krijuar dy ose më shumë aeroplanë të rinj. Ata do të hynin në shërbim rreth vitit 2024. Aksionet e Boeing-ut kanë rënë për më shumë se 1 përqind, pas postimit të Trumpit.

Sakaq, Trump merr detyrën nga 20 janari i vitit të ardhshëm./rel
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: