Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump vijon deklaratat e tij befasuese kur e ndajnë edhe 4 ditë nga betimi si president 45-të i SHBA-ve.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ai ka kërcënuar industrinë gjermane të automjeteve se do të rrisë taksat për makinat gjermane që do të hyjnë në Amerikë.

Trump paralajmëroi se do të vendosë një taksë importi 35% për gjigantin e automjeteve BMW që planifikon të ndërtojë fabrikë në Meksikë në vitin 2019.

“Ata mund të ndërtojnë makina për tregun amerikan por do të duhet të paguajnë 35% taksë për çdo makinë që vjen në SHBA”, ka thënë ai.

Donald Trump akuzoi gjithashtu prodhuesit gjermanë për sjellje jo të drejtë. Dhe këtë ai e ilustroi duke thenë se në shumë rrugë e shtëpi në Amerikë ka plot Mercedes-Benz, ndërsa në Gjermani shiten shumë pak Chevrolets.

“Sa Chevrolets shihni në Gjermani? Jo shumë, ndoshta asnjë…”, u shpreh Trump.

Në lidhje me faktin që gjermanët nuk preferojnë makinat amerikane, zv/Kancelari i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, u përgjigj me ironi duke thënë: “Amerika duhet të ndërtojnë makina më të mira”.

“Nuk e di çfarë mendimi do të ketë Kongresi për këtë, por jam I bindur se shumë amerikanë do ta kundërshtonin këtë propozim të Trump”,- shtoi Gabriel.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: