SHBA- Kryeprokurorët demokratë në Shtetet e Bashkuara të dielën e kanë dënuar urdhrin e presidentit Donald J. Trump për t’ua kufizuar hyrjen në Amerikë shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane, dhe janë duke menduar ta qesin në gjyq administratën, raporton Reuters.

Kryeprokurorët demokratë nga 16 shtete amerikane pritet të jenë burim i rezistencës së fuqishme ndaj Trumpit, ashtu sikurse kryeprokurorët republikanë patën kundërshtuar politikat e ish-presidentit Barack Obama.

Një padi nga shtetet do të rriste forcën e kundërshtimeve ligjore ndaj urdhrit ekzekutiv të presidentit, i nënshkruar të premten vonë, sipas kohës amerikane, pasi që denoncimet në gjyq deri më tani janë bërë kryesisht nga individë të caktuar.

Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve në vend për 120 ditë, ka ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen e refugjatëve nga Siria, dhe ka ndaluar për 90 ditë hyrjen e shtetasve të Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: