TIRANE- Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se sapo të marrë në drejtim këtë institucion do të bëjë një audit të detajuar në lidhje me të gjitha veprimet që kanë bërë paraardhësit e tij.

I pranishëm në një tryeze debati, e cila u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirane së bashku me shoqatat e tjera të biznesit partnere të saj, Veliaj i bëri thirrje drejtuesve në bashki, që kanë nisur të bëjnë kontrata ‘të minutës së fundi’, që mos të abuzojnë me ligjin, pasi sipas tij do vihen para përgjegjësisë.

“Paralajmëroj të gjithë ata që kanë ndërmend të bëjnë ndonjë marrëveshje të minutës së fundit dhe kontrata për linjat e autobusëve, pasi do bëjmë audit në çdo sektor, madje dhe nëpër fshatra. Kush bën veprime të tilla do përballet me ligjin, siç ndodhi në ministri. Më duket fatale për ata persona që po merren me gjëra të tilla në bashki.”, tha Veliaj.

Kandidati i ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’, theksoi se Tirana do ti kthehet normalitet.

“Në vitin 2011 shërbimet publike marrëdhëniet me publikun ishin më mirë, dhe nuk e kishim debatin për papastërtitë e kryeqytetit. Sot duhet të flasim për amortizimin e rrugëve, mungesën e ndriçimit të tyre, për çerdhet dhe kopshteve. Ky do jetë një mandat i kthimit të Tiranës në normalitet.”, pohoi Veliaj. Nga ana tjetër, Veliaj deklaroi e nuk ka asnjë ambicie partiake në mandatin e tij gjatë drejtimit të kryeqytetit, por do ti përkushtohet vetëm bashkisë.

“S’kam ambicie partiake në këtë mandat, dhe s’dua të bëj ture nëpër Shqipëri. jam i fokusuar në këtë gjë, pasi bashkia më parë ishte lënë për orekse politike. Duhet të kthejmë në normalitet bashkinë, dhe larjen e borxheve. 100 mln dollarë u mendua se ishte borxhi i bashkisë.

Në bashkëpunim me ministrin e financave dhe kryeministrin, do bëjmë të mundur që ti lajmë borxhet bizneseve që bashkia i ka atyre. Duam të krijojmë tre terminale në hyrje të Tiranës. Një i tillë do jetë në hyrje të kryeqytetit, ku vjen nga Durrësi, një në dalje të rrugës së Dibrës, dhe një në zonën e Farkës. Bashkia duhet ti shtrojë tapet të kuq biznesit, të cilat sjellin fitime. Por ky tapet duhet të jetë dixhital.”, pohoi Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: