TIRANE- Estref Halili një 22-vjeçar nga fshati Kolonjë i Lushnjes, i cili vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës u gjet i vdekur në qelinë e burgut, ndërsa burime të ‘Balkanweb’ nga policia saktësuan se ai u gjet i varur në tualet.

12565635-1117131541644304-2518582353509118629-n_1483518678-65508
Po ashtu të njëjtat burime saktësojnë se 22­-vjeçari u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit në Rrogozhinë, ndërsa mbeten ende mister shkaqet që e çuan të riun drejt flijimit.

22-vjecari ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më datë 26 dhjetor 2016, i ndaluar nga policia, pasi në makinën e tij tip ‘Volksëagen’ iu gjet një dozë lëndë narkotike kanabis, si dhe një thikë. Ndërsa ishte në pritje të dënimit, i riu nga Lushnja kreu aktin e rëndë.
10352404-892833024074158-1653468760562120399-n_1483518679-3142414
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb