Në SHBA, thithja e azotit të pastër do të përdoret për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur. Burri, një amerikan 58-vjeçar, Kenneth Eugene Smith, i mbijetoi një tentative ekzekutimi në vitin 2022. Ekipi përgjegjës, në fakt, nuk ishte në gjendje të identifikonte venat ku të injektohej helmi dhe i dënuari qëndroi i lidhur në barelë për katër orë.

Kështu u vendos që të eksperimentohej me hipoksinë e azotit. Shoqatat e të drejtave të njeriut, përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, kanë protestuar kundër kësaj metode të cilësuar si barbare.

Hipoksia e azotit është një teknikë që shkakton vdekjen nga mbytja dhe asfiksia brenda katër deri në pesë minuta. Nëpërmjet një maske, subjekti thith gazin dhe fillon të ndjejë mungesë oksigjeni.

Kenneth Eugene Smith u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me vdekje në vitin 1988 për vdekjen e porositur me thikë të Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside të Krishtit në Sheffield.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb