TIRANË- “BalkanWeb” zbardh dëshminë e biznesmenit që u ndalua nga policia e Elbasanit më 1 nëntor pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve. Biznesmeni O.S. u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe një tjetër në emër të bashkëshortes së Tahirit.

Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni, shkruan “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: