Sergio Aguerro po shënon me ritme të kënaqshme në “Premier League” duke ndihmuar City-t të udhëheq bindshëm kampionatin, por së fundmi është raportuar se sulmuesi argjentinas mund të ndërrojë destinacion më shpejt nga se mund të mendohet.

Në ndeshjen e fundit që skuadra e Gurdiolës luajti në kampionat kundër Tottenham, Aguerro u zëvendësua me Gabriel Jesus dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak atij që në shenjë revolte ka hedhur dorezat.

Sipas gazetarit spanjoll Jose Alvarez Haya, 29-vjeçari e ka shumë për zemër City-n, por nuk ndihet i vlerësuar nga Guardiola dhe mund të largohet që në janar.

Duke shkruar në Twitter, Haya është shprehur: “Kun Aguero mund të largohet shumë shpejt nga Manchester City. Ai e do shumë klubin dhe tifozët por nuk është i vlerësuar nga trajneri.

“Ai është lojtari i dytë më i mirë i ‘Premier League’ për gola të shënuar për minutë, Real Madrid mund të jetë një destinacion i mundshëm për të.”

Guardiola është prononcuar për reagimin e Aguero-s pas fitores ndaj Spurs, ku ka pretenduar se e kuptonte mërzitjen e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb