Fëmija të bën atë që nuk ta pret mendja. Ishim duke parë një ndeshje të Botërorit dhe në momentin që u bë gol, djali u nervozua keq dhe na goditi mua dhe gruan. Ngjarja ndodhi shumë shpejt. Por, pavarësisht kësaj, unë nuk e hedh poshtë tim bir se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe, ndaj do e fal atë”.

Kështu deklaroi dje nga spitali i Durrësit ku ndodhet i shtruar, 75-vjeçari Destan Neziri, i cili pasditen e së mërkurës u godit me thikë në fyt dhe në fytyrë nga djali i tij 25-vjeçar, Hajri Neziri. Çmendurisë së të riut nuk i shpëtoi edhe bashkëshortja e tij 64-vjeçare, Asie Neziri, e cila mori 6 goditje thike në bark. Një ditë pas krimit në familje, që ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe që tronditi opinionin publik, mësohet se gjendja shëndetësore e dy të moshuarve ka ardhur duke u përmirësuar. 75-vjeçari është shtruar në repartin e kirurgjisë, ndërsa bashkëshortja e tij pritet të dalë nga reanimacioni. Ndërkaq, Destan Neziri tha për “Gazeta Shqiptare” se i biri e kreu aktin e rëndë në zemërim e sipër

DËSHMIA E TË PLAGOSURIT
Ndonëse u masakrua me thikë nga djali dhe për pak rrezikoi të humbte jetën së bashku me të shoqen, Destan Neziri u shpreh se do ta falë atë, pasi është fëmija i tij dhe jo i botës. “Kur të shërohemi së bashku me gruan do e shikojmë djalin. E përsëris, ai e bëri atë që bëri në zemërim e sipër”, u shpreh 75-vjeçari i plagosur. Ndërkaq, ai sqaroi se nuk ka debatuar me Hajriun. Gjithçka ishte momentale. “Ishte nusja 20- vjeçare, Elvisa që na doli në krah dhe po përpiqej të ndalonte të fejuarin e saj që të mos na godiste me thikë. Nuk është e vërtetë që ne nuk e duam nusen e djalit”, u shpreh i moshuari. Mësohet se bashkëshortët Neziri me origjinë nga Dibra kanë punuar mësues në arsimin e ciklit të ulët deri sa kanë dalë në pension.
Lajmin e plote mund ta lexoni ne Gsh.al: http://www.gsh.al/2018/06/22/u-ther-thike-nga-djali-75-vjecari-nuk-eshte-e-vertete-qe-nuk-e-duam-nusen-ajo-na-mbrojti/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: