UEFA pavarësisht të gjithave, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dënuar me dorë të hekurt Skënderbeun. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë ka marrë vendimin për pezullimin me 10 vite të klubit korçar, për shkak të manipulimit të ndeshjeve.

Dënimi është dhënë në datën 21 mars. Përveç dënimit, korçarët janë gjobitur me shifrën prej 1 milionë euro. Skënderbeu mësohet se ka 60 ditë afat që të kundërshtojë këtë vendim të rëndë, që e shkatërron si klub.

Kujtojmë së në fillimin e muajit shkurt dy inspektorë të UEFA-s kishin përgatitur një raport për manipulimin e ndeshjeve nga klubi korçar. Raportohej për 53 ndeshje të dyshuara dhe për këtë arsye Skënderbeu rrezikonte 10 vite, kërkesë që sot është bërë konkrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: