Më herët në opinionin sportiv ishte folur për një dënim drastik të një klubi shqiptar dhe sot u mësua se këto fjalë nuk kishin qenë dhe aq thashetheme. Raportohet se Inspektorët e Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s kanë kërkuar nga organet disiplinore të qeverisë europiane të futbollit që klubi shqiptar, i drejtuar nga presidenti Ardian Takaj, të dënohet me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe të gjobitet me 1 milion euro.

Kjo është kërkesa e grupit faktmbledhës dhe i hetimit paraprak të çështjes, por vendim përfundimtar nuk ka, sepse do të jenë organe të tjera, që do të vijojnë diskutimin e hollësishëm të fakteve. Madje, siç thuhet në shkresë, inspektorët e Etikës dhe Disiplinës kanë të drejtë të shtojnë apo të ndryshojnë këtë raport me fakte dhe prova të tjera lidhur me këtë çështje.

Në ditët në vijim mbi bazën e provave aktuale pritet të merret një vendim për Skënderbveun por ndoshta jo 10 vjet, sa është kërkuar aktualisht. Tani Disiplina e UEFA-s kërkon nga Apeli një dënim disiplinor dhe gjithçka do të mësohet më vonë.

Ja përmbajtja e plotë e kërkesës së Disiplinës:

Duke u bazuar mbi argumentimin e mësipërm, Inspektorët e nënshkruar të Etikës dhe Disiplinës, me respekt kërkojnë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA që të:

1.Referojnë çështjen në Komisionin e Apelit në UEFA, në përputhje me Nenin 34 (3) të Statutit të UEFA dhe nenit 29 (3) të rregulloreve të disiplinës.

Në çdo rast, kërkohet që organi përkatës disiplinor i UEFA-s të:

2. Deklarojë se SK Skënderbeu është përjashtuar nga pjesëmarrja në aktivitetet për klube të UEFA-s për 10 vite.

3.Të vendosë një gjobë prej 1 milion eurosh për KS Skënderbeu.
Inspektorët ë nënshkruar të Etikës dhe Disiplinës rezervojnë të drejtën të shtojnë apo amendojnë raportin, nëse informacione të tjera apo prova shfaqen në lidhje me këtë çështje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: