Vendimi i fundit i UEFA-s ndikon negativisht në planin ekonomik të Milanit. Në një situatë të tillë, “Djalli” do të kthehej në një supermarket, ku disa klube mund të afrohen për të rrëmbyer yjet e Xhenaro Gatuzos. Juventusi duket e para që mund të kryejë një “hakmarrje” merkatoje, duke u marrë kuqezinjve Alesio Romanjolin, ashtu si një vit më parë bënë drejtuesit kuqezi kur blenë Bonuçin.

Donaruma ka simpatizantë në Madrid, Paris e Liverpul, dhe ashtu si Suso (Napoli më i interesuari) që mund të jetë një tjetër i sakrifikuar në përpjekje për të rregulluar llogaritë. Kaliniç dhe Andre Silva janë dy lojtarë që kanë kërkesa në merkato, me portugezin e monitoruar nga disa klube angleze me në krye Uolverhemptonin.

Kroati 29-vjeçar pëlqehet shumë nga kinezët e Tienzhin Kuanzhian, por edhe në Bundesligë. Këto janë disa skenarë, me vendimin e UEFA-s që do të qartësojë edhe më shumë të ardhmen e “Djallit”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/uefa-mohon-marreveshjen-milani-mund-te-kthehet-ne-supermarket/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: