TIRANË-Agjencia e Mjedisit publikoi sot raportin për cilësinë e ujërave të plazheve. Ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi se sipas analizave të kryera 80% rezultojnë cilësi shumë e mirë.

“Janë monitoruar në këtë fazë 12 plazhe. U ngritën 78 pika monitorimi dhe rezultoi se 80% e plazheve kanë cilësi shumë të mirë të ujit. Përmirësimi vjen nga disiplinimi i ujërave të zeza”- u shpreh Koka. Më tej ai theksoi se Liqeni i Ohrit, Prespës dhe Shkodrës janë në gjendje pozitive. Koka u bëri thirrje krerëve të komunave të jenë vigjilentë.

Ministri Koka theksoi se cilësia e ujit është shqetësuese në lumenj. Sa i përket bregdetit të Durrësit ministri u shpreh se ka 16 pika me plazh shumë të mirë, nga 21 pika të monitoruara. Agjencia Kombëtare e Mjedisit thekson në raport se problematik është plazhi i marinës në Vlorë. AKM thekson në raport se është përmirësuar plazhi i çukës në Sarandë. “20% më tepër cilësi për plazhet në tërë vijën bregdetare”- bëhet me dije nga AKM.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: