TIRANE – Nuk është e vështirë të supozojmë se sekreti për flokë të bukur dhe me volum është të shkojmë rregullisht në sallon bukurie. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që mund të keni flokë të shëndetshëm, të gjatë dhe me volum edhe nëse përfshini disa ushqime të caktuara në dietë.

Këto janë disa nga ushqimet më të mira për flokë të gjatë, të butë dhe me volum.

Djathi – Ndihmon në rritjen e flokëve

Djathi është i pasur në lëndë ushqyese që ndihmojnë në rritjen e flokëve.

Gocat e detit – Forcojnë dhe trashin flokët

Mungesa e zinkut thuhet se dobëson strukturën proteinike që krijon folikulat e flokëve. Prandaj, konsumimi i ushqimeve të pasura në zink, si gocat e detit, do t’ju ndihmojë të forconi rrënjët e flokëve, në mënyrë që të rriten më të shëndetshme.

Mish shpendi – Forcon rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve

Proteinat tek mishi i shpendëve forcojnë rrënjët dhe ndihmojnë në rritjen e flokëve. Kur nuk merrni mjaftueshëm proteina, trupi racionin proteinat që i kanë mbetur, gjë që dëmton flokët dhe shkakton rënie të tyre shkruan Shëndeti.

Salmon – për shkëlqim dhe rritje të flokëve

Salmoni është i pasur në acide yndyrore omega 3 që ushqejnë gjëndrat yndyrore rreth folikulës së flokut, duke u dhënë më shumë shkëlqim. Acidet kanë gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë në hapjen e folikulave të flokut dhe rritjen e shëndetshme të tyre.

Spinaqi – Parandalon formimin e majave

Spinaqi është i pasur në lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A, C, hekur dhe beta-karotene. Këto lëndë ushqyese mbajnë skalpin dhe flokët të shëndetshëm dhe të butë, duke parandaluar kështu formimin e majave të dyfishta të flokëve.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb