TIRANE – Sa do të doni, nuk mund të ndiheni mirë me një tas me akulloren tuaj të preferuar. Nuk do t’ju ndihmon dhe problemi qëndron vetëm tek sheqeri. Rritja e niveleve të sheqerit në gjak mund të shkaktojë ndryshim të niveleve të hormoneve. Megjithatë, ushqime të tjera mund t’ju ndihmojnë me humorin.
Ushqimet që lehtësojnë ankthin:
Frutat e pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura në antioksidues që mbrojnë qelizat nga stresi dhe mund të lehtësojnë ndjesitë e ankthit. Këto antioksidues mund t’i merrni edhe frutat e thata, fasulet, bajamet ose perimet e gjelbra.
Spinaqi
Nëse kjo perime ju lë një shije të keqe në gojë, e njëjta gjë do të jetë me thuajse çdo perime e gjelbër – kale, sallata, lakra jeshile. Çelësi këtu është magnezi, që do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm nga ky mineral që të mbani gjërat nën kontroll shkruan Shëndeti.
Bollgur
Është një karbohidrat kompleks që hyn ngadalë në sistem dhe ju jep një energji të qëndrueshme. Mund të rrisë edhe nivelet e serotoninës në tru, hormon që ndihmon në rritjen e humorit.
Çokollata e zezë
Flavonoidet tek kakao ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Ato janë një lloj antioksiduesi që mund të ndihmojë në uljen e tensionin të gjakut, rrit furnizimin me gjak në tru dhe zemër si dhe të keni më pak ankth. Ana e errët – të paktën 70% kakao është mirë, por mos e teproni me të. Kafeina tek çokollata mund ta përkeqësojë ankthin nëse e teproni me të, dhe nuk është e nevojshme që të merrni më shumë yndyra dhe kalori.
Goca deti
Zinku tek këto produkte deti mund t’ju ndihmojë në rritjen e humorit. Nëse nuk keni mundësi për blerjen e këtyre produkteve, mund ta merrni zinkun edhe nga fistikët, vezët, mishi i viçit (sidomos mëlçia).
Portokalli
Mund të mendoni për vitaminën C sa herë përmenden frutat qitro, dhe është pikërisht kjo vitaminë që ndihmon në lehtësimin e ankthit.
Sardelet
Këto peshq të vegjël janë të pasur me acide yndyrore omega 3 që ndihmojnë në lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Arsyeja pas kësaj mund të lidhet me mënyrën si ato mund të lehtësojnë inflamacionin. Përveç sardeleve, edhe salmoni apo peshku ton janë të pasura me omega 3.
Kafja
Rolin këtu patjetër e luan kafeina. Një filxhanë kafe në ditë mund të rrisë humorin dhe energjinë. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e deri 4 filxhanëve kafe në ditë, por jo më shumë, pasi mund ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e ankthit.
Kafja
Rolin këtu patjetër e luan kafeina. Një filxhanë kafe në ditë mund të rrisë humorin dhe energjinë. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e deri 4 filxhanëve kafe në ditë, por jo më shumë, pasi mund ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e ankthit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb