TIRANE- Ish-kreu i LSI-së, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për biznesin e vogël dhe faktin se të gjithë do paguajnë TVSH.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili theksoi se kryeministri shkatërroi pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.
Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.
Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës,
supermarketeve të oligarkise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: