Në nderim të kapitenit 31-vjeçar, Davide Astori, i cili ndërroi jetë papritur në dhomën e hotelit, ekipi i Fiorentinës dhe i Cagliarit kanë tërhequr numrin 13-të.

Në profilin e Twitter të të dy skuadrave italiane ku Astori ka luajtur, shkruhet: “Në nderim të kujtimit të tij dhe për ta bërë atë të pashlyeshëm.”
Capture
Davide Astori ka luajtur 5 vite me Cagliarin, para se të bëhej pjesë e A.C Fiorentina.

Në të dy ekipet, qendër mbrojtësi italian ka mbajtur numrin 13 në fanellën e tij, ndërsa me azurrët ka mbajtur numrin 5.

Tërheqja e numrit 13-të është nisma e parë e marrë në nderim të tij që prej të dielës kur ndërroi jetë.

Gjithashtu UEFA ka vendosur që në të gjitha ndeshjet e Champions League dhe të Europa League të kësaj jave do mbahet një minutë heshtje për Davide Astorin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb