(foto ilustruese)

BULQIZË- Një tjetër tragjedi vjen nga minierat e kromit. Një minator ka humbur sot jetën teksa punonte në galeri. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në zonën D të minierës së Bulqizës, ndërkohë që nuk dihet identiteti i minatorit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit si dhe për identifikimin e minatorit. Pritet që ekspertët të verifikojnë nëse miniera plotësonte kushtet e sigurisë, pasi ku nuk është rasti i parë kur minatorët humbin jetën në galeritë e Bulqizës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: