Edgar Perez de la Pena, shefi i njësisë speciale të policisë meksikane është ekzekutuar në prani të gruas së tij, nga vrasës me pagesë, një skenë e rëndë e ngjashme me filmat për mafian.

De la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në veri të Meksikës, kur dy burra shihen duke u futur në restorant dhe ulen prapa tij. Por sapo ulen, njëri prej tyre ngrihet më këmbë dhe qëllon shefin e policisë me armë pas koke.

Restoranti ishte plot me klient, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen e tmerrshme.
Vrasësit largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse gruaja e tij bërtet dhe qan pa pushim. Vrasësi dhe shoqëruesi i tij besohet se janë larguar me ndihmën edhe të dy personave të tjerë që po i prisnin para restorantit.

38-vjeçari Perez de la Pena ishte shef i njësisë speciale të policisë meksikane. Në janar, Perez ishte lavdëruar nga kolegët në një ceremoni të veçantë pasi kishte ndaluar një grua të bënte vetëvrasje.

viktima meksike

Policia meksikane ka bërë të ditur se i është vënë pas dy autorëve që shfaqen në video.

Dhuna e armëve ka arritur përmasa epidemike në Meksikë ku kartelet e drogës kanë fuqi të madhe dhe korrupsioni shkon thellë përmes qeverisë, gjyqësorit dhe autoriteteve të tjera shtetërore.

Në qershor, 2.234 vrasje u regjistruan në vend, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës të Meksikës në të paktën 20 vjet sipas të dhënave të qeverisë.

Autoritetet në Meksikë regjistruan 12,155 hetime vrasjeje në gjashtë muajt e parë të 2017 – 31 për qind më shumë se 9,300 të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb