Një nga problemet kryesore të telefonave të mençur është se nuk mbajnë shumë bateri. Aplikacionet dhe programet pa fund që përmbajnë këta lloj telefonash bën që bateria të mos zgjasë shumë. ‘The Verge’ na tregon disa truke si të zgjatim jetëgjatësinë e baterisë së telefonit përmes 5 veprimeve të thjeshta:

1– Mbajeni dritën e telefonit jo shumë të fortë, një dritë më e zbehtë përdor më pak bateri.
2– Fikeni shërbimin e vendndodhjes (Location). Ajo çaktivizon opsionin e GPS në telefon.
3– Aktivizo Battery Saver Mode, ajo fik begraundin dhe rifreskon telefonin.
4– Aktivizoni shërbimin Airplane Mode, ajo mbyll mundësinë e telefonatave, mesazheve dhe shërbimit të internetit.
5– Dhe e fundit, mbani gjithmonë një ushqyes portabël, kështu që telefoni nuk do tu fiket kurrë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/verge/videos/1312524028783937/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: