Është luajtur ndeshja e fundit e Superligës përsa i takon javës së 26 mes Vllaznisë dhe Teutës e cila ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Në “Loro Boriçi” shkodranët nuk kanë arritur të mundin Teutën duke e bërë thuajse të pamundur shpresën për një vend në Kupat e Europës, ndonëse trajneri Cungu në deklaratat e tij nuk e ka pranuar asnjëherë si një objektiv, pavarsisht se momentalisht Vllaznia renditet në vendin e 5 me 32 pikë, 4 më pak se Luftëtari i vendit të katërt.

Rasti më i mirë në të gjithë takimin i takoi vendasve me Elis Bakajn që humbi një penallti në minutën e 6 të takimit.

Ndonëse për momentin gjendej jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit, pika e marrë i shërben Teutës për të rritur diferencën e pikëve me Flamurtarin e vendit të 9-të që dje humbi ndaj Laçit. Teuta renditet në vendin e 7 me 28 pikë, 6 më shumë se vlonjatët dhe 3 më shumë se kurbinasit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: