TIRANE – Fill pasi kryeministri Edi Rama publikoi një video ku shfaqej një demokrat, që kishte vendosur që në këto zgjedhje të votonte për Partinë Socialiste, lumë komentesh nisën në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Të shumë ishin qytetarët që kritikonin të parin e qeverisë, por kishte dhe nga ata ë e përgëzonin.

Kështu, mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili e cilëson Ramën ‘nastradin’ ndërsa e akuzon këtë të fundit se e kishte paguar personin në video për t’u bërë pjesë e spotit. Andaj, kryeministri Edi Rama i ka kthyer atij përgjigje, por edhe disa prej komentuesve të tjerë.

KOMENTUESI 1: I bone gjith demokrat tkthym ke ty ti rre po jo shumë lale.

RAMA: Aurel, te gjithe jo, se ka plot si puna jote qe te duket vetja shume ne rregull me PD-ne e lodhur e te rraskapitur, po disa po, dhe jo pak, prit e do t’i numërojmë bashke ne 25 qershor✌️

KOMENTUESI 2: Ik o nastradine ,,,ke mare 100mi lek te flasesh ..mir e ke nese luli te ka shoke ty,,nuk e votojme
RAMA: Duke e akuzuar tjetrin pa e njohur fare e di cfare tregon ti Ferdinand? Qe do ishe gati ta beje vete per leke nje gje te tille, sepse ndryshe s’ka se si te shkon mendja ta akuzosh ne hava? Po kjo s’eshte pune lekesh eshte pune mendjeje dhe kur mendjen e ke aq te ngushte sa ti, s’ke si e kupton kete qytetarin te cilit ti i thua Nastradin, duke e thirrur me emrin qe ne fakt meriton vete?

Rama koment
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: